Interi me asnjë të infektuar me koronavirus

Stafi dhe lojtarët e Inter iu janë nënshtruar testeve për koroanvirus, dhe sot gjatë ditës janë bërë të ditura rezultatet.

Sipas faqes zyrtare të skuadrës ‘Zikaltër’, asnjë anëtar apo lojtar i skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv.

“FC Internazionale Milano njofton se të gjitha rezultatet e testeve të së premtës nga stafi dhe lojtarët e klubit janë kthyer si negative”,  thuhet në njoftim.

Inter tashmë është gati që të rinis seancat stërvitore në grup, të cilat lejohen të zhvillohen qysh nga nesër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close