La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës kanë arritur akordin për oraret dhe ditët e ndeshjeve për rinisjen e kampionatit. La Liga parashihet të nis në fillim të qershorit, ndërsa në momentin që do të rifillojë ndeshjet do të luhen nga ora 20:00 në zonat ku është më freskët, përderisa do të ketë edhe ndeshje nga ora 23:00 në qytetet ku temperaturat janë më të larta. Limiti i vendosur për çdo skuadër nga një ndeshje te tjetra është 72 orë.

Ky organizim do ti lejojë ligës spanjolle të futbollit ta mbyllë kampionatin brenda datës 29 korrik që do të jetë brenda limitit të vendosur nga UEFA. Kujtojmë se finalja e Kupës së Spanjës ndërmjet Real Sosiedatit dhe Atletik Bilbaos nuk do të luhet këtë vit, pasi e njejta është shtyrë për vitin e ardhshëm për tu luajtur në praninë e tifozëve.

