Barcelona dhe Juventusi shkëmbejnë mbrojtësit?

Barcelona dhe Juventusi janë duke menduar edhe për merkaton.

Skuadrat janë lidhur me njëra tjetrën tash e sa kohë, me Miralem Pjanic që lidhej me një kalim në ‘Camp Nou’.

Por, së fundmi, duket se situata ka ndryshuar dhe tashmë skuadrat po diskutojnë për repartin e mbrojtjes.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, kampionët e Italise dhe kampionët e Spanjës mund të shkëmbejnë dy mbrojtësit.

Bëhet fjalë për Jean Clair Todibo dhe Mattia De Sciglio. Todibo luan aktualisht si i huazuar te Schalke dhe skuadra gjermane nuk pritet të paguajë 25 milionë euro për të.

Kështu, Barca mund të ofrojë atë për shërbimet e mbrojtësit anësor të Juves, De Sciglio.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet mes dy skuadrave të mëdha evropiane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close