Statuja e Ibrahimovic në Malmo do të zhvendoset, pas akteve të përsëritura të vandalizmit

Ikon e futbollit në Suedi, Zlatan Ibrahimovic, ka një statujë të tijën në qytetin e Malmo, por ajo statujë ka qenë cak i sulmeve vandale kohëve të fundit.

Tifozët e Malmo kanë shkatërruar statujën e Ibrahimovic, pasi ky i fundit vendosi të blinte aksione te skuadra rivale e Malmos.

Anders Malmstrom, zëdhënësi për medie i qytetit të Malmo, konfirmoi se këshilli i komitetit për punë do të propozojë të hënën një zhvendosje të statujës, transmeton lajmi.net.

Statuja do të qëndrojë në Malmo, por do të ketë një tjetër lokacion.

Kujtojmë se gjithçka u tensionua pasi Ibra bleu aksione te skuadra e Hammarby.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close