Dortmund ka luajtur sot kundër Schalke, në rikthimin e Bundesligës pas një pauze të gjatë të imponuar nga pandemia Covid-19.

Skuadra e Lucien Favre fitoi me rezultatin 4:0, por trajneri ka thënë se momentet ishin të çuditshme, pasi skuadra e tij shënonte gol por asgjë nuk ndodhte.
“4:0 kundër Schalke – kjo është tejet e mirë. Çelësi ishte tek ajo se skuadra luajti mirë së bashku, por edhe në mbrojtje. Kjo ishte shumë, shumë speciale”, ka thënë Favre, transmeton lajmi.net.
“Gjuanim drejt portës, bënim pasime të shkëlqyera, gola – por asgjë nuk ndodhte. Ishte shumë, shumë e çuditshme. Na mungojnë tifozët”, ka shtuar trajneri i BVB.
Haaland, Hazard dhe Guerreiro (2x) i siguruan fitoren skuadrës së Dortmund. /Lajmi.net/

