Felipe Melo: Messi në mesin e tre më të mirëve në histori

Një nga lojtarët më agresiv që ka njohur futbolli, Felipe Melo, ka dhënë disa komente për Lionel Messi.

Sipas fjalëve të brazilianit, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk mund të frikësohet në asnjë formë. Nëse e godet një herë, ai kthehet dhe kërkon më shumë.

Gjithashtu, ish mesfushori i kombëtares së Brazilit ka thënë se Messi është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në histori.

“Unë kam luajtur shumë kundër Messi. Ai është special, pasi nëse e godet, ai ngritët dhe vjen për një goditje tjetër. Ai nuk frikësohet”, ka thënë Melo për ‘Ole’.

“Ai është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në histori, është çmenduri”, ka shtuar braziliani.

“Më kujtohet kur luanim në Rosario, në një ndeshje të rëndësishme për Argjentinën. Ne fituam 3:1 dhe luajtëm mirë. Do t’iu tregoj fëmijëve dhe nipave të mi se të paktën në një ndeshje kemi ndalur Messin”, ka thënë ndër të tjerash Felipe Melo.

Melo aktualisht është në muajt e fundit të karrierës së tij. Ai aktivizohet me skaudrën e Palmeiras. Më parë ka luajtur me skuadra si Juventus, Inter e Galatasaray. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close