Fitorja në shtëpinë e Hoffenheim, me rezultatin 0:3, ka siguruar tri pikë të reja për skuadrën e Hertha Berlinit.

Pjesa e parë e këtij takimi pati një tempo më të ulët dhe nuk tregoi gola, derisa lojtarët u ambientuan me rikthimin nga mbyllja e pandemisë.
Në pjesën e dytë, Hertha gjeti golin me anë të Kevin Akpoguma, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 58’.
Epërsia e kryeqytetasve u dyfishua vetëm dy minuta më vonë, kur Vedat Ibisevic gjeti rrugën e golit.
Rezultatin final të takimit e vulosi Matheus Cunha, kur kronometri numëronte minutën e 74’ të takimit.
Me këtë fitore, Hertha numëron 31 pikë për pozitën e 11, kurse Hoffenheim mbetet me 35 pikë.

