Voska ndahet me drejtorin sportiv Artan Borova 

Lëvizje në repartin e menaxhmentit sportiv të Voska Sport. Artan Borova nuk është më drejtor i ekipit shqiptar nga Ohri. Ndarja ka ardhur pas fundit të gjysmësezonit vjeshtor në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku Voska Sport luan si debutuese. Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra ohridase, ku thuhet se palët janë ndarë me konsesus dhe ka qenë vetë Borova ai që ka kërkuar largimin. 

Njoftimi i FC Voska Sport: 

“Të dashur tifozë,

Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Artan Borova, i cili pas dy viteve e gjysmë ka vendosur të largohet nga klubi ynë. 

Me këtë rast F.C  Voska Sport falemenderon Borovën për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e jona.

Familja “bardheblu” i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close