Ish-presidenti i Federatës Spanjolle, pas dorëheqjes vjen edhe skualifikimi nga FIFA!

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të skualifikojë Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, për tre vitet e ardhshme. Ai nuk mund të punësohet në asnjë aktivitet që lidhet me futbollin në nivel kombëtar apo ndërkombëtar për shkak të shkeljes së nenit 13 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Cfare ndodhi?

Faktet datojnë nga ajo që ndodhi gushtin e kaluar gjatë finales së Kupës së Botës për femra. Pas puthjes pa konsensus me Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Kupën e Botës për femra, futbollistja denoncoi dhe Federata Spanjolle e pezulloi atë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin.

Rubiales kishte vendosur të jepte dorëheqjen: ” Pas asaj që ndodhi është e qartë se nuk do të mund të kthehem në pozicionin tim . Fushata është joproporcionale, por kam besim në të vërtetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close