Skuadra e Lyonit vazhdon të zhgënjejë tifozët me performancat negative në fushë. Të dielën erdhi humbja 1-2 ndaj Clermontit të vendit të fundit, që pas fitores ndërroi vendet në renditje me Lyonin.

Tashmë djemtë e Fabio Grossos renditen në fund me 3 pikë të grumbulluara në 9 javë. Lyoni është e vetmja skuadër pa fitore në këtë sezon në Ligue 1.
Pas humbjes së fundit, Dejan Lovren, qendërmbrojtësi kroat që u transferua në janar në Francë, duke u rikthyer te Lyoni pas 10 vitesh, është përballur me një surprizë të hidhur.
Teksa 34-vjeçari po luante disa persona kanë vjedhur shtëpinë e tij. Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje.
Lovren ka marrë vesh menjëherë lajmin e hidhur sapo përfundoi ndeshja Lyon-Clermont. Policia po punon për kapjen e autorëve.


