Zhizhoviç: Ishte një derbi i vërtet, e merituam fitoren

Shkupi fitoi derbin ndaj Strugës të luajtur këtë të diele në kuadër të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor. Pas triumfit, ka folur trajneri i bardhebluve, Mladen Zhizhoviç. 

“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë. Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar. Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, ka thënë Zhizhoviç. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close