Crvena Zvezda, ka shënuar një tjetër rezultat negativ në kampionatin e Serbisë, pasi sonte u mposht me rezultat 2-1 nga Çukariçki. Heroi i vendasve ishte ish futbollisti i Shkupit, Sunday Adetunxhi, i cili shënoi një supergol.

Rezultati i ndeshjes u hap nga Docic me një gol për të kaluar vendasit 1-0, por Kraso shënoi nga penalltia për të barazuar 1-1 në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 75-të, pas një aksioni solo, Adetunxhi me një mjeshtri realizoi golin e fitores për skuadrën e tij.

