Draxler arrin në katar, kryen testet mjekësore

Julian Draxler ka zbarkuar në Katar.

Futbollisti gjerman do ta vazhdoj karrierën te skuadra e Al Ahlit.

Draxler ka kryer testet mjekësore, ndërsa Al Ahli ka arritur marrëveshje me PSG-në për këtë transferim.

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

29-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Benficas, ndërsa pas rikthimit te PSG, trajneri Luis Enrique ia ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close