Pse u tërhoq Liverpool nga gara për Rashicën? Zbulohet arsyeja

Mbrëmë në mediet britanike është raportuar se Liverpool ka shuar interesimin për yllin kosovar, duke raportuar për disa skuadra të tjera angleze që vazhdojnë ta ndjekin lojtarin.

Por, cila është arsyeja e kësaj tërheqje nga Liverpool? Sipas raportimeve të ‘Sky’, nënshkrimi me Takumi Minamino, i cili luan rol të ngjashëm si ai i Milotit, ka bërë që skuadra të tërhiqet nga gara, transmeton lajmi.net.

Aston Villa, Brighton, West Ham dhe Wolverhampton thuhet të jenë pas kartonit të Rashicës.

Përveç skuadrave të Premierligës, në garë për lojtarin është edhe RB Leipzig. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close