Heiko Herrlich, njeriu në krye të stolit të Augsburg, raportohet të ketë lënë hotelin e skuadrës dhe ka ikur për të blerë pastë për dhëmbë dhe krem për lëkurë, gjë kjo që ia ndalon uljen në stol, transmeton lajmi.net.

Augsburg kanë njoftuar se Herrlich nuk do të jetë prezent kur ata të përballen me Wolfsburg gjatë së shtunës, pas shkeljes së rregullave të caktuara.
Kjo pritej të ishte ndeshja e parë e Herrlich nën drejtimin e Augsburg, pasi ai kishte nënshkruar me këtë skuadër më 10 mars.
Tani, ai duhet të qëndrojë larg skuadrës së tij dhe stafit të trajnerëve, derisa të pranojë rezultatet e dy testeve tjera për Covid-19. /Lajmi.net/

