Manchester United arrin marrëveshje me Fenerbahcen për t’i dhënë Fredin

Fredi është larguar nga Manchester United. Mesfushori brazilian do të vazhdojë karrierën te skuadra turke Fenerbahce, të cilët kanë njoftuar marrëveshjen e tyre me “Djajtë e Kuq”.

E vetmja gjë që mbetet sigurisht është kalimi i testeve mjekësore, që do të zhvillohen të shtunën e 12 gushtit dhe sigurisht të kryhen të gjitha procedurat e tjera.

Fred luajti për United për pesë vjet (2018/23) dhe bëri 213 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close