Mesazhi emocionues i lojtarëve të Atalantës për Bergamon pas fitores ndaj Valencias

Skuadra italiane ka arritur të fitojë ‘trillerin’ e shtatë golave ndaj Valencias, duke triumfuar 3:4 në stadiumin ‘Mestalla’, me Josip Ilicic që kishte ditën e tij, duke shënuar të katër golat.

Kjo ndeshje është zhvilluar pa praninë e tifozëve shkaku i koronavirusit, me Italinë vendin më të prekur.

Por, lojtarët e Piero Gasperinit nuk harruan Bergamon, duke ia dedikuar fitoren tifozëve të tyre, të prekur nga koronavirusi.

“Bergamo, kjo fitore është për ju. Mos u dorëzoni”, shkruhej në mesazhin e lojtarëve të Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close