Struga Trim Lum sot pasdite luan ndeshjen e kthimit me skuadrën e Zhalgirisit në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Skuadra e udhëhequr nga tekniku Shpëtim Duro mori barazim pa gola në ndeshjen e parë të luajtur një javë më parë në Lituani, përderisa sot në Ohër në praninë e tifozëve vendas do të kërkojnë të shkruajnë historinë për të marrë fitore dhe kualifikim për në xhiron e dytë të këtij kompeticioni, ku struganët luajnë për herë të parë. Kampionët e vendit tonë shihen të kompletuar pa asnjë mungesë, me Duron që do të ketë dispozicion të gjithë futbollistët për lojë. Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Zhalgirisit luhet në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa skuadra që arrin të kualifikohet më tej nga kjo përballje, do të takohet me Gallatasarajin në xhiron e dytë.


