Getafe nuk udhëton drejt Milanos për sfidën kundër Interit

Përhapja e kësaj epidemie, ka bërë që shumë ndeshje gjithandej nëpër Evropë të shtyhen, dhe një pjesë e tyre të luhen pa tifozë.

Koronavirusi ka prekur edhe nivelet më të larta, si Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ndeshja mes Inter dhe Getafes, e paraparë të luhet ditën e enjte, nuk do të zhvillohet.

Është presidenti i Getages, Angel Torres, që ka konfirmuar se skuadra e tij nuk udhëton për në Itali siç ishte planifikuar.

Kujtojmë se sonte nga ora 00:00, do të hyjë në fuqi ligji i qeverisë spanjolle, që ndalon fluturimet mes Spanjës dhe Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close