Probleme për shitjen e Newcastle, 10 klube të Premierligës dalin kundër

Konsorciumi i mbështetur nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman është duke pritur të dëgjojë nëse oferta e tyre prej 300 milionë funte do të pranohet nga Premierliga.

Por ka shqetësime në rritje nga skuadrat e tjera të ligës rreth kësaj çështje, dhe ata tani mund të kërkojnë nga Premierligae të bllokojë ndryshimin e pronësisë.

Raporti i The Sun thotë se shqetësimet janë në lidhje me pretendimet që lidhen me problemin e princit me piraterinë.

Dokumentet ligjore të marra nga shefat e Premierligës sugjerojnë që Arabia Saudite po mbështeste BeoutQ – një platformë që u zbulua se po transmetonte ilegalisht ngjarje sportive, duke përfshirë ndeshjet e futbollit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close