Shakira është gati të kthejë faqe në jetën e saj, pas ndarjes me Gerard Piqué, pasi më në fund do të largohet nga Barcelona për të shkuar në Miami, ku do të jetojë.

Fillimisht, kalimi i kolumbianes në kontinentin amerikan ishte planifikuar për fillimin e vitit, por problemet shëndetësore të babait të saj, bënë që kjo datë të shtyhej. E megjithëse mendohej se udhëtimi i Shakirës me fëmijët për në shtëpinë e saj të re do të bëhej këtë të shtunë, data u zhvendos sërish dhe do të bëhet pas disa ditësh.
Të premten avokatja e artistes, Pilar Mañé, informoi kolegun e saj Ramón Tamborero, avokatin e Piqué, se ajo do të largohet nga Spanja dhe se lëvizja do të bëhet gjatë ‘Javës së Shenjtë’, pasi Milani dhe Sasha do të fillojnë në shkollën e tyre të re më 11 prill.
Burime rreth Gerard Piqué, theksojnë se ish-futbollisti i Barcelonës, është i mërzitur nga kjo situatë: “Ai është shumë i zemëruar, sepse e kanë paralajmëruar vetëm tani”.

Megjithatë ata theksuan se, njoftimi për lëvizjen ishte bërë zyrtarisht përmes avokatëve, këngëtarja ka kontaktuar edhe Gerardin me telefon, për t’i thënë se fëmijët e saj tashmë kanë një vend në Miami Country Day, një shkollë ekskluzive.
Ish-futbollisti, përveç se është i mërzitur nga ndryshimi i vendbanimit të fëmijëve të tij, “ai nuk e di saktësisht se çfarë dite do të transferohen në Miami”, zbuluan burime pranë Pique. “Futbollisti nuk është dakord me faktin që të vegjlit nuk e mbarojnë vitin shkollor në Barcelonë ”, shtuan ata.
Fakti që Shakira dhe fëmijët e saj nisen për në Majami gjatë ‘Javës së Shenjtë’ nuk është rastësi, ka dy arsye: njëra është se këtë vit i takon kolumbianes t’i ketë fëmijët gjatë këtyre ditëve, ashtu siç ka rënë dakord nga ish-partneri. Arsyeja tjetër është sepse 11 prilli është dita kur fëmijët në Shtetet e Bashkuara kthehen në shkollë pas pushimeve pranverore .

