Robin Krasniqi me miq viziton familjen Jashari!

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi, ka vizituar sot familjen Jashari, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.

Një javë pasm fitores kundër boksierit belg, Timur Nikarkhoev, Krasniq po qëndron këtë vikend në Kosovë, ku dje ka mbajtur edhe një konferencë për media.

”Zoti e bekoftë familjen Jashari , Bacen tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !”, ishin disa nga fjalët e Krasniqit pas vizitës në Prekaz.

Shkrimi i plotë:

Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit,në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atëdheut, ishim në vendin e frymzimit që të mësohen brezat e ardhshem se si luftohet e sakrifokohet për atëdheun,dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Baces së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kulles shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari , Bacen tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close