Ish lojtari i Realit përfshihet në trafikim droge

Një operacion i madh ka ndodhur në Madrid, ku për cak kishte arrestimin e një grupi për trafikim droge.

Në mesin e të dyshuarave, është edhe ish futbollisti i Real Madrid, Ewdin Congo.

Ish reprezentuesi i Kolumbisë është dërguar në mbajtje, për procedurat e mëtutjeshme.

Congo ka qenë pjesë e Realit për tri sezone, 1999-2002, por nuk kishte regjistuar asnjë paraqitje për Los Blancos, duke u huazuar te Valaldolid, Viktoria Guimares dhe Toulouse.

Kohën më të mirë në Evropë e ka pasur te Levante, duke qëndruar për katër vite, duke regjistuar 112 paraqitje, ku shënoi edhe 21 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close