Drita Islami e 25-ta në Stamboll

Atletja shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Drita Islami sot mori pjesë në kualifikimet në disciplinën 400 metra në Kampionatin Evropian të Atletikës në salla të mbyllura që është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë. Në garën e parë kualifikuese në 400 metra Islami regjistroi kohën prej 55 sekonda e 86 të mijtave, duke u renditur në vendin e 5-të. Në renditjen e përgjithshme Islami u rendit e 25-ta nga gjithsejt 27 garuese. Ndryshe nesër Dario Ivanovski do të paraqitet në garën e 3 mijë metrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close