Skuadra e trajnerit Gasperini ka mposhtur 4:3 Valencian në ‘Mestalla’, ndërsa ndeshjen e parë në Itali e kishte fituar bindshëm, 4:1.

Lojtari që dhuroi ‘show’ në këtë ndeshje, ishte Josip Ilicic, me katër gola të shënuara.
Reprezentuesi slloven që në Ligën e Kombeve do të luajë kundër Kosovës, shënoi në minutat 3’, 43’, 71’ dhe 82’.
Për vendasit, dy herë shënoi Kevin Gamiero, dhe një herë Ferran Torres.

