Të enjten në Tetovë kuqezinjtë tetovarë përballen me Voska Sport në testin e parë, ndërsa në Antali pasojnë takime me Mura-n, CSKA 1948, Dinamo Kiev dhe Valmiera.

Shkëndija vazhdon përgatitjet dimërore me intensitet të shtuar, derisa ekipi hyn në fazën e ndërtimit të lojës përmes ndeshjeve kontrolluese. Stafi teknik ka caktuar termine për 6 ndeshje kontrolluese, 5 prej të cilat me kundërshtar të zgjedhur, derisa një termin do të shfrytëzohet për përballje mes veti brënda grupit.
Seria e pesë takimeve testuese starton të enjten (19.01.2023) kur te qendra sportive në Tetovë me fillim në orën 14:00 Shkëndija luan me KF Voska Sport.
Më 23 janar në program është lënë termin për ndeshje përbrënda grupit, ndërsa pas ditës pasardhëse të lirë, më 25 janar është caktuar udhëtimi për në Antalia ku do të qëndrohet deri më 10 shkurt dhe paralel me përgatitjet në aspekt fizik dhe tekniko-taktik, do të kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe 4 ndeshje tjera kontrolluese me rivalë serioz.
Më 28 janar në takimin e parë testues në Antalia do të përballen me NK Mura-n e Sllovenisë. 31 janari sjell kontrolluese me FC CSKA 1948 Sofje të Bullgarisë, ndërsa më 6 shkurt në program Shkëndija ka ndeshjen më të fortë kontrolluese përballë gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Serinë e ndeshjeve miqësore kuqezinjtë e mbyllin më 9 shkurt përballë Valmieras së Letonisë, derisa ditën pasardhëse (10 shkurt) ekipi kthehet në Tetovë ku do të presin fillimin e gjysmëstinorit pranveror.
Ndeshjet kontrolluese:
Shkëndija – FC Voska Sport (19.01.2023)
Shkëndija – NK Mura (28.01.2023)
Shkëndija – CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)
Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)
Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)

