Danimarka ka vendosur të rihapë ligën e saj të parë të futbollit në fund të muajit maj pasi kufizimet kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u lehtësuan në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Superliga daneze 3F do të fillojë më 28 maj me një ndeshje të prolonguar, thanë organizatorët në një deklaratë në faqen e internetit.
Lojërat në Danimarkë do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura për arsye shëndetësore dhe sezoni i rregullt pritet të përfundojë më 26 korrik.
Pas raundit të rregullt, edicioni pritet të përfundojë me ndeshjet e plejofit për Evropë, më 29 korrik.
Superliga u pezullua në muajin mars për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

