Të paktën disa klube në tre nivelet më të larta të futbollit profesional të Kinës kanë falimentuar në gjashtë muajt e fundit, por Tianjin është i pari nga Superliga e Kinës.

Skuadra nga verilindja e Kinës, e cila u raportua me borxhe të rënda, është vendosur të zëvendësohet në kampionatin më të lartë nga Shenzhen FC i Roberto Donadoni, përcjell lajmi.net.
Tianjin të hënën paraqiti një kërkesë për t’u tërhequr nga CSL për sezonin e ardhshëm, njoftuan Pekin News dhe media të tjera vendase.
“Drama e Tianhai mbaron!” tha gazeta.
Sezoni i ri i CSL ishte menduar të fillonte në 22 shkurt por u shty për një kohë të pacaktuar nga pandemia e koronavirusit. Liga tani mund të fillojë në fund të qershorit.
Ka qenë një rënie e shpejtë nga hiri për Tianjin.
Dikur u quajt Tianjin Quanjian, kur u kualifikua në Ligën e Kampionëve të AFC duke përfunduar i treti në CSL në 2017 nën drejtimin e Cannavaro. Ish mbrojtësi tani drejton kampionët e Guangzhou Evergrande.
Klubi kishte shpenzuar shumë në sjelljen e ish-yllit të Milanit Pato, mesfushorit ndërkombëtar belg Axel Witsel dhe sulmuesit francez Anthony Modeste.
Megjithatë, themeluesi i Quanjian Group u arrestua në janar të vitit të kaluar dhe klubi u transferua në zyrën lokale të sporteve dhe u riemërua Tianjin Tianhai. /Lajmi.net/

