Rose, anëtar i Tottenham, por që këtë sezon po aktivizohet si i huazuar te Newcastle United, nuk është pro rifillimit të sezonit.

Madje, mbrojtësi i krahut të majtë ka shpërthyer kundër qeverisë, të cilët thonë se futbolli mund të ngrisë moralin e qytetarëve. Lojtarit nuk i bëhet vonë për qytetarët.
“Qeveria po thotë se ne duhet të kthejmë futbollin, sepse kjo ngritë moralin e qytetarëve. Nuk më bëhet vonë për qytetarët. Jetët e njerëzve janë në rrezik. Nuk duhet të flitet për futboll derisa numri i vdekjeve të jetë në rënie të madhe”, ka thënë Rose.
“Të shohim. Unë duhet të testohem të premtën, kështu që ne duhet të presim e të shohim”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Në Premierligë thuhet se deri në 50 lojtarë janë shprehur kundër rifillimit të sezonit.

