E mërkura sjell ndeshjet e xhiros së 22-të në futbollin vendor

Të mërkurën do të zhvillohen 5 ndeshje në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi, Shkëndija sërish vetëm pas një jave do të përballet me Rabotniçkin, por kësaj radhe në kuadër të kampionatit. Tetovarët javën e kaluar në Shkup eliminuan “Romantikët” nga Kupa e Maqedonisë, ndërsa nesër do të pretendojnë tri pikët dhe fitoren për të lënë mbrapa humbjen e hidhur në fundjavë nga Boreci në Veles.

Vardari në kryeqytet do të pret Struga Trim Lumin, ndërsa Renova udhëton drejt Strumicës për takimin me Akademia Pandevin. Në Çair, Shkupi do të pret Sileksin, përderisa në takimin tjetër përballen Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Boreci.

Të gjitha takimet do të luhen nesër nga ora 14:00 dhe të njejtat do të zhvillohen pa praninë e publikut./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close