Fundjava sjell ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ndeshje interesante pritet të luhet në Gjorçe, aty ku Makedonija do të gostit kampionët e vendit, FC Shkupin. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë, me Makedonija Gjorçe Petrovin që në dy ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore, ndërsa Shkupi në anën tjetër në 3 ndeshjet e fundit ka marrë pikë të plota. Përballja Makedonija Gjorçe Petrovi – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 13:00. Në të njejtën kohë do të luhen edhe 4 takime tjera. Sileksi pret në shtëpi Shkëndijën e Tetovës, Akademia Pandevi takohet me Rabotniçkin, Struga Trim Lum do t’i mat forcat me Bregallnicën, ndërsa Tikveshi përballet me Pobedën. /SHENJA/


