Komsioni për delegim të arbitrave pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut ka analizuar referimin në 5 ndeshjet e xhiros së 9-të në Ligën e Parë. Duke u ndalur te dueli Pobeda-Shkëndija i luajtur në Prilep, analiza tregon se tetovarët u dëmtuan direkt me një penalti të pa referuar, kur mbrojtësi vendas ndali me dorë gjuajtjen që shkonte në drejtim të portës.

“Në ndeshjen Pobeda-Shkëndija është analizuar situata në minutën e 20-të. Refer i takimit ishte Stojan Trpçevski.
Minuta e 20-të: Vlerësim i gabuar i arbitrit kryesor (penalti e pa dhënë për Shkëndijën)
Lojtar nga sulmi i mysafirëve pranon topin dhe nga 10 metra në pozitë qendrore nga porta vendase godet në drejtim të portës. Lojtar nga mbrojtja vendase bllokoi topin me dorë, e cila ishte e ndarë nga trupi dhe në gjendje jo natyrale.
Vendim i gabuar i arbitrit kryesor që lejoi vazhdimin e ndeshjes, pasi duhej të tregojë penalti për mysafirët dhe karton të verdhë për mbrojtësin vendas sepse kishte dorën të hapur nga trupi.
Gjithashtu, nuk jemi të kënaqur me referimin e ndihmësit të dytë, i cili në disa raste kishte vlerësime të gabuara për situata të pozitave jashtë loje”, thuhet në komunikatën e Komisionit për Arbitra pranë FFM-së.

