Shkëndija konfirmon tre dëmtime para ndeshjes me Pobedën

Shkëndija vazhdon përgatitjet për vazhdimin e kampionatit dhe ndeshjen e të dielës me Pobedën në Prilep në kuadër të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor. 

Pas mungesës shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, nga e marta skuadra kuqezi është kompletuar me kthimin e Egzon Bejtullait e Ljupço Dorievit që ishin pjesë e përfaqësueses A të vendit, si dhe atyre të shpresave, Reshat Ramadani (U21), Dashmir Elezi (U19) dhe Zani Nazifi (U19).

Ndërkohë Shkëndija ka konfirmuar problemet me Mevlan Muratin, Bruno Ditën dhe Valmir Nafiun, të tre të dëmtuar dhe në dyshim për të luajtur të dielën me Pobedën. Të tre futbollistët u dëmtuan në kontrolluesen me Gostivarin të shtunën dhe mbetet për tu parë zhvillimi i rikuperimit deri ditën e ndeshjes.

– Valmir Nafiu – Goditje në kofshë. Nuk stërvitet me ekipin, me shumë gjasa nuk do jetë në kombinim për ndeshjen e rradhës kundër Pobedës. 

– Bruno Dita – Zgjatje të aduktorit. Të martën zhvilloi stërvitje individuale jashta grupit. Me shumë gjasa pritet t’i bashkohet grupit dhe të jetë në kombinim për ndeshjen e rradhës.

– Mevlan Murati – Zgjatje e aduktorit. Të martën bashkë me Ditën ka bërë stërvitje individuale jashtë grupit. Me shumë mundësi pritet të bashkohet me grupin dhe të hyjë në kombinim për ndeshjen e rradhës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close