Xavi barazon rekordin e Zinedin Zidanit me Realin

Xavi barazon rekordin e Zinedin Zidanit me Realin!

Skuadra e Barcelonës triumfoi në transfertë kundër Cadiz me rezultatin 4-0, ndërsa trajneri i skuadrës katalonase Xavi ka barazuar një rekord të Zinedin Zidanit.

Në krye të katalanasve, Xavi ka arritur të përfundojë 17 ndeshje radhazi pa humbje.

Këtë rekord më parë e kishte vendosur francezi Zidane në krye të Realit dhe tani Xavi e ka barazuar dhe ka mundësinë të tejkalojë në vazhdim të sezonit në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close