Shkupi eliminohet nga Çampionsi, Dinamo Zagrebi fal Ademit merr kualifikimin

Merr fund ëndrra e Shkupit për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve. Bardhekaltrit u mposhtën 0-1 në “Todor Proeski”  nga Dinamo e Zagrebit, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyrë barazimit e marrë me plot meritë (2-2) në stadiumin “Maksimir”. Golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Dinamos, e realizoi reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, pikërisht Arijan Ademi, që kishte shënuar edhe në sfidën e parë.

Pavarësisht humbjes, Shkupi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, madje në shumë raste iu afrua golit, por ishte pa fat. Gjithsesi, përvoja e Shkupit në Europë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Europa League-s kundër Shamrock Rovers.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close