Shkupi përballë Dinamos nëse kalon Linkolnin, Makedonija GJP shortohet me CSKA Sofjen

UEFA ka bërë të ditur edhe çiftet që do të përballet në raundin e dytë të garave eliminatore në Europë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, nëse arrijnë të eliminojnë Linkolnin e Gjibraltarit në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, në raundin e dytë do të përballen me Dinamo Zagrebin. Ndeshjet e xhiros së dytë eliminatore të Çampionsit, do të luhen me 19/20 korrik dhe ato të kthimit një javë më vonë. Ndërkohë fituesi i Kupës së Maqedonisë, Makedonija Gjorçe Petrovi që do ti nis garat europiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës për kundërshtarë do të ketë CSKA Sofjen. Skuadra e Muharem Bajramit ndeshjen e parë e luan si mysafirë me 21 korrik, përderisa atë të kthimit një javë më vonë në Shkup. Shkëndija nëse kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferenc2ës do të përballet me Valmeirën e Letonisë, përderisa Akademia Pandevi me gjigandët e Rapid Vienës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close