Golashënuesi më i mirë i Maqedonisë së Veriut, Besart Ibraimi sezoni e ri do të luajë në kampionatin vendor me ekipin e Struga Trim Lum. Kërçovari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me skuadrën strugane, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar marrëveshjen, duke prezentuar Ibraimin përmes një video në rrjetet sociale. ‘Bomberi’ ishte në bisedime edhe me Partizanin, Shkëndijën dhe Shkupin, por në fund vendosi që të transferohet te Struga. Ai sezonin e kaluar luajti me Ksantin në Greqi, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e shumë ekipeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe Shallkes, Shkëndijës, Renovës e Metallurgut.


