Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 18:00 do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Para kësaj sfide, seleksionuesi Milevski ka bërë të ditur emrat që do të jenë në formacion startues për ndaj bullgarëve. Në mungesë të Arijan Ademit dhe Stefan Ristovskit, në 11-shen e parë kanë zënë vend Stefan Ashkovski dhe Stefan Spirovskin. Ndërkohë formacioni përbëhet nga Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Elif Elmas, Visar Musliu, Aleksandar Trajkovski, Darko Vellkovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov dhe Stole Dimitrievski.



