Tre anëtarë nga klubi i basketollit Shkupi, janë emëruar për seleksionues të ekipeve të moshave të reja në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Era Pajaziti është emëruar për seleksionuese te ekipi i vajzave U18 të Maqedonisë, Rina Saliu do të drejtojë ekipin e vajzave U12, përderisa Faik Miftari do të udhëheq përfaqësuesen U12 të meshkujve. Njoftimi ka ardhur edhe nga vet klubi i Shkupit përmes faqes së tyre zyrtare.


