Acarohet me Lewandowskin, Oliver Kahn: U bë i madh falë nesh!

Pas fjalëve të Robert Lewandowskit se epoka e tij te Bayern Munich ka marrë fund, ka mbërritur edhe përgjigja e Oliver Kahn, administrator i klubit bavarez. Ish-portieri foli për Sport1 në Gjermani, duke shpjeguar: “Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklarata të tilla publike nuk të çojnë askund.

Robert u bë lojtar i klasit botëror këtu te ne. Ai duhet ta dijë realisht vlerën që ka pasur te Bayerni, vlerësimi nuk është një rrugë me një drejtim të vetëm”, deklaroi ish-portieri i famshëm gjerman. Në Spanjë theksojnë se 33-vjeçari ka arritur akordin me klubin katalanas, që është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close