Bunjamin Shabani: Dihet kualiteti Shkëndijës, do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin

Struga dhe Shkëndija do të përballen ndërmjet veti në ndeshjen e fundit të sezonit në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e tretë dhe daljen në Europë dhe ndeshja e fundit për të përzgjedhurit e Artim Shaqirit do të jetë vetëm formalitet pa ndonjë lloj rëndësie, ndërsa e njejta mund të thuhet edhe për Strugën. Nga tabori i vendasve para kësaj sfide ka folur kapiteni, Bunjamin Shabani.

“Na pret një ndeshjet e vështirë. Dihet kualiteti i Shkëndijës, ne do të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë që dimë dhe të marrim maksimumin nga kjo ndeshje për të përfunduar sezonin sa më mirë dhe në pozicionin më të lartë në tabelë”, ka thënë Bunjamin Shabani.

Ndeshja Struga – Shkëndija luhet nesër duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close