Dashmir Elezi merr ftesë nga Maqedonia U21

Paraqitjet e mira me Shkëndijën e Tetovës dhe me përfaqësuesen U19, kanë bërë që super-talenti Dashmir Elezi të avansohet në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Burime e televizionit Shenja mësojnë se Elezi ka marrë ftesë nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski për dy ndeshjet e radhës të Maqedonisë që do ti luajnë në muajin qershor ndaj Armenisë dhe Ukrainës.

Shpresat e vendit fillimisht do të luajnë me Armeninë në shtëpi me 2 qershor, përderisa me 5 qershor zhvillojnë transfertën me Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close