Çmime të çmendura për të shikuar finalen e Champions League, bileta më e lirë kushton mbi 3 mijë funte!

Finalja e madhe e Champions League që do të zhvillohet më 28 maj në Paris midis Liverpool dhe Real Madrid premton spektakël të vërtetë, ndërsa çmimet e biletave kanë shkuar në qiell.

Interesimi për të shikuar finalen e Champions League është gjithnjë i madh, e me pandeminë që i dëmtoi tifozët për së tepërmi, tani tifozët e të dyja ekipeve do bëjnë çmos për të qenë prezent në Paris.

Gazetari i njohur britanik, Henry Winter, ka dhënë disa detaje për publikun në lidhje me çmimet e biletave.

Ai thotë se biletat e kategorisë 4, që janë më të lirat, kushtojnë hiç më pak 3.275 funte, nëpër rrjete online nga ‘ekspertë të biletave’. Zyrtarisht ato duhet të kushtojnë vetëm 50 funte.

Kategoria 3 kushton 7.950 funte, kategoria 2 bën 8.400 funte ndërsa kategoria më e shrenjtë ështe ajo numër 1, e cila kushton një shumë marramendëse prej 10 mijë funtesh.

Përndryshe, kjo është finalja e dytë mes këtyre dy klubeve, pas asaj të vitit 2018 ku Real Madrid e mposhti Liverpoolin me rezultat 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close