Jumna Fetai fiton medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Malit të Zi 

Sportisja shqiptare nga Shkupi, Jumna Fetai, ka fituar medaljen e artë në sportin e hedhjes së gjyles në Mitingun Ndërkombëtar në Tivari të Mali të Zi. Fetai ka dalë e para në kategorinë e pionierëve, duke regjistruar rezultatin më të mirë prej 10.73 metra.

Fetai pas vetes la kundërshtarë nga Serbia, Suedia dhe Hungaria. Ndryshe në këtë miting ndërkombëtar morën pjesën sportistë nga më shumë se 10 shtete. Kujtojmë se Fetai mban rekord sa i përket këtij sporti në Maqedoninë e Veriut me 11.37 metra. /SHENJA/

.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close