Sulmuesi i kombëtares ‘Kuqezi’, Armando Broja, po shkëlqen me fanellën e Southampton, ku është i huazuar nga skuadra e Chelsea.

Broja ka tërhequr kësisoj vëmendje të madhe dhe skuadra të ndryshme janë vënë në kërkim të lojtarit.
Ditë më parë u raportua se Arsenal po interesohet për lojtarin, kartonin e të cilit e mbanë Chelsea.
Burime nga ‘Expressi’ britanik bëjnë të ditur se lojtari është i hapur tashmë ta largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Arsenal mund të jetë një nga opsionet për ta mbajtur në Londër kartonin e lojtarit.
Përveç Arsenal, edhe skuadrat të tjera angleze kanë shprehur interesim për Brojën.

