Senegali fiton Kupën e Afrikës, triumfon ndaj Egjiptit pas penalltive

Senegali ka arritur të fitojë Kupën e Afrikës, duke mposhtur Egjiptin pas penalltive (4-2), meqenëse koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultat 0 – 0.

Senegali dominoi tërësisht në 120 minuta lojë, por assesi nuk e gjeti golin.

Ishte Sadio Mane që kishte rastin e artë të shënonte nga penalltia, mirëpo portieri i Egjiptit ishte thjeshtë fenomenal duke e ndalur, njësoi si sulmet e shpeshta.

Dy Kombëtaret zhvilluan lojë mjaftë ofensive, por që nuk i konkretizuan rastet e shumta.

Kësisoj, kaluan plotë 120 minuta lojë dhe asnjëra skuadër nuk i finalizojë aksionet, duke ndikuar që ndeshja të shkoi në penallti.

Nga 11-metërshat më të saktë ishin senegalezët, që shënuan katër herë, derisa Egjipti dështoi të shënonte përmes Abdelmonem dhe Lasheen.

Kësisoj, Kombëtarja e Senegalit fiton Kupën e Afrikës, derisa Egjipti largohet nga ky turne, si pozitë e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close