Katalanët do të largojnë ‘Rakuten’ dhe do të vendosin një sponsor të ri, që rrit të ardhurat e klubit.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona do të njoftojë marrëveshjen e re gjatë javës tjetër, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja do të jetë me ‘Spotify’, dhe kjo marrëveshje do të jetë për katër vite.
Po ashtu, në kuadër të marrëveshjes është edhe mundësia për të vazhduar për një tjetër vit.
Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë ta zyrtarizojë marrëveshjen gjatë javës tjetër./ Lajmi.net/

