Avancon teknologjia e FIFA-së, arbitra robot do përdorën në Kupën e Botës për klube

Pas pak javëve do nis të zhvillohet Kupa e Botës për klube.

Shorti është hedhur para disa muajve, derisa ndeshjet do zhvillohen në javët në vijim.

Sidoqoftë, kjo Kupë e Botës për klube do jetë shumë më e ndryshme në krahasim me vitet e fundit, ngase për herë të parë do përdoren robotët si arbitër.

FIFA ka vendosur se robotët do kenë kamera të veçanta që do t’i ndihmojnë VAR-it në disa raste, siç është rasti i dyshimtë i pozitës jashtë loje, ku vendimi do merret për gjysmë sekondë.

Raportohet se kur një lojtar të jetë në pozitë jashtë loje, sinjali do merret nga një satelit dhe do t’i dërgojë vendimin operatorit VAR brenda gjysmë sekonde./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close