ZYRTARE: Aubameyang kalon te Barcelona

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është zyrtarizuar tashmë si lojëtar i FC Barcelonës. Zyrtarizimi është bërë nga ana e klubit nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ me mbishkrimin “Është koha e Auba-s”.

Aubameyang kishte kryer testet mjekësore tek pak para përfundimit të merkatos. Ky i fundit është parë edhe duke u stërvitur me ekipën e blaugranasve.

Klubi nuk ka dhënë detaje për kontratën e tij, ndonëse konsiderohet si transfer i lirë.

Arsenali përgjatë ditës së djeshme njoftoi për lirimin nga kontrata të sulmuesit Aubameyang me marrëveshje reciproke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close