E papritur, klubet e Premierligës nuk duan që të ketë rënie nga liga, nëse rifillon sezoni

Në kohën kur po finalizohen të gjitha planet për rikthimin në fushat e blerta, klubet e Premierligës po vijnë me ide të reja, të cilat mund ta tollovisin situatën.

Një plan kontroversial për të ndaluar rënien nga liga e Premierligës duket se po gjenë përkrahje të madhe, transmeton lajmi.net.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se një numër skuadrash po përkrahin idenë për mos rënie nga liga.

Në mesin e këtyre skuadrave thuhet të jetë edhe ajo e Everton, që aktualisht mbanë pozitën e 12-të në tabelë.

Për të bërë këtë kërkesë të vlefshme thuhet se duhet të votojnë 14 nga 20 skuadrat që garojnë në këtë ligë.

Mbetet të shihet nëse një plan i tillë do të finalizohet. Kjo do të shkaktonte një kaos të madh, pasi Premierliga është e prerë të mos ndryshoj numrin e skuadrave, pra ta mbajë në 20.

Leeds United rrezikon të mbetet e papromovuar edhe për një tjetër sezon. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close